Foreign Body – Antena

Invitation-Foreign-Body-Contini
microgallery_Leone Contini_INV_ENG microgallery_Leone Contini_INV_SHQ
*please scroll down for English version
Tirana Art Lab – Qendër për Artin Bashkëkohor dhe microgallery prezantojnë:
E shtunë, 15 Qershor 2013, ora 19
Tirana Art Lab – Qëndra për Artin Bashkëkohor
Leone Contini
Prezantim/Performancë
Trup i Huaj
E shtunë, 15 Qershor 2013, ora 19
microgallery
Leone Contini
Mikroekspozitë
Trup i Huaj – Antena
Adresa:
“Logu I Shkëndijës”
Rr. Frosina Plaku, Nr. 31, Tirana
(Mes Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Hotel Mondial)
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në hapjen e Prezantimit/Performancës dhe mikroekspozitësTrup i Huaj – Antena i Leone Continit, artisti i parë në residencë për vitin 2013 i Tirana Art Lab. Mes Prillit dhe Qershorit 2013, ai ka zhvilluar një kërkim artistik në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Idea lindi në momentin kur artisti gjeti një hartë të vjetër e cila i përkiste periudhës kur Shqipëria ishte nën pushtimin Italian.  Harta i përkiste gjyshit të tij i cili ishte caktuar në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në harte ishin shenjuar nëpërmjet vijave dhe pikave, qytete dhe vende që vinin në dukje një pushtim apo një tentative kontrolli. Sot, çdo pikë në atë hartë është një zbrazëti, jehonë e një harrese personale dhe kolektive: harta është një trup i huaj për të shkuarën familjare të artistit, gjithashtu edhe për Italinë e sotme e cila e ka çrrënjosur të shkuarën e saj kolonialiste nga memoria kolektive.
Trup i Huaj – Antena, Prezantim/Performimi dhe mikroekspizita mund të konsiderohen si një orvatje për të rigjurmuar ato shtigje lufte, nën një perspektivë tjetër: Contini e shndërron hartën nga një vegël kontrolli dhe pushteti, në një platformë për të ndrequr marrëdhëniet; qëllimi i tij nuk ishte të deshifronte linjat dhe pikat, kjo do të ishte detyra e një historiani. Ai u mundua ti riplotësonte ato mes bashkëveprimit me njerëzit e këtyre vendeve. Përtej korrektesës dhe përpikmërisë së udhëtimeve, duke i qëndruar sa më besnik hartës origjinale, ai krijoji nje arkiv shumë subjektiv, i përbërë prej materialeve audio-vizuale dhe tekste të cilat i përcolli në formën e një blogu të titulluar Harta e Thesarit – La mappa del Tesoro: http://hartaethesarit.wordpress.com/
Ky proces kulmon me Prezantimin/Perfomancën, një mënyrë me anë të të cilës artisti ka përzgjedhur ta paraqesë praktikën e tij në përfundim të rezidencës dhe gjithashtu të kërkimit të tij. Mund të themi se përfundimet më të frytshme të praktikës së Continit janë kerkimet në vetvete, dokumentimi nëpërmjet blogut, duke e zhvendosur fokusin nga krijimi i objekteve konkrete, në krijimin e marrëdhënieve sociale. Prezantimi/Performanca, një praktikë artistike ndër më të preferuarat këto vitet e fundit, ofron një medium të përshtatshëm për vet-reflektim të artistit, diskutim, performanc dhe ndërveprim me publikun.
Një tjetër tematikë mjaft e rëndësishme e kërkimit në terrenin Shqiptar lidhet me ndërtimin e antenave gjate periudhës së komunizmit, kryesisht për të arritur valët e stacioneve Italiane. Gjatë rezidencës së tij, Contini i ka kërkuar njerëzve të ndryshëm të vizatonin antenat të cilat ndërtoheshin nga ato vetë, dhe me to ka krijuar një varg të gjatë tipologjishë të cilat i pëgjigjeshin nevojave të caktuara: në bazë të materialeve të disponueshme dhe gjithashtu të cilësive gjeografike të secilit rajon, vala elektromagnetike ndikohej nga morfologjia, koha, etj.
Duke u nisur edhe nga interesi personal i antenave të ndërtuara vetë, Contini zhvilloi punën Trup i Huaj – Antena, një ndërhyrje e cila do të ekspozohet brenda microgallerys, një projekt hibrid Italo-Shqiptar me bazë në Tiranë. Projekti Trup i Huaj – Antena, Mikroekspozita, i përgjigjet dhe në të njëjtën kohë e sfidon statusin e microgalellerys duke e lidhur këte hapsirë të vogel dhe intime, me hapsirën e gjerë dhe reale. Por Trup i Huaj – Antena, gjithashtu do ta zbrazë pajisjen antenë nga kuptimi i mëparshëm duke e kthyer këtë vegël, nga një sinjal-marrëse pasive prej ndonjë vendi të padukshm, në një medium të ndjeshëm dhe të afte të krijojë mardhënje.
Projekti u bë i mundur falë bursës NCTM E L’ARTE artist në rezidencë
Për më shumë informacion mbi artistin www.leonecontini.wordpress.com
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art and microgallery present:
Saturday 15 June 2013 – 7 p.m 
Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art 
Leone Contini
Lecture Performance
Foreign Body 
Saturday 15 June 2013 – 7 p.m 
microgallery
Leone Contini
microexhibition
Foreign Body – Antena
Address:
“Logu i Shkëndijës”
Rr. Frosina Plaku, Nr. 31, Tiranë
(Between Fakulteti i Inxhineris së Ndërtimit and Hotel Mondial)
We are happy to invite you to the opening of Foreign Body – Antena, Lecture Performance and microexhibition of Leone Contini, the first artist in residency for 2013 at Tirana Art Lab. Between April – June 2013 he was conducting an artistic research in different cities of Albania. The project idea flourished when the artist found an old map of Albania under the Italian occupation. The map belonged to his grandfather who was stationed in the Balkans during WWII. The map marked cities and places with lines and dots, evidencing an invasion, an attempt of control and domination. Today each dot is a void, echoing both a personal and collective amnesia: the map is a “foreign body” for both, the artist’s personal family past as well as for contemporary Italy that has removed its imperialist past from the collective awareness.
Foreign Body – Antena, Lecture Performance and microexhibition can be considered as an attempt to retrace those warpaths from a different perspective: Contini turns the map from a tool of control into a platform to sew relations; his intention was in fact not to decode the dots-voids – this would be the duty of a historian -, but to re-fill them through interaction with people. Out of this meticulous net of journeys – being as much as possible loyal to the original map – he created an audio-visual-textual and very subjective archive and shared it in the form of a blog titled Harta e Thesarit – La mappa del tesoro, http://hartaethesarit.wordpress.com/
This work process culminates with the Lecture Performance, a format that the artist has chosen to present his practice at the end of the residency and of his research. We can say that the real outcome of Contini’s practice is the research itself and the documentation through the blog, shifting the focus from creation of objects to creation of social relationships. Lecture Performance, a brightly used artistic expression in the last few years, offers the appropriate format for the artist’s self-reflection, discussion, performance and interaction with the public.
Another big subject in Contini’s fieldwork research in Albania relates to homemade aerials built during the communist time, mainly used to reach the Italian TV signal. During his residency, Leone asked people to draw for him their most familiar handmade aerial and collected a wide range of models, this variety answering very different needs: in relation to the materials available and to the geographic specificity of each region – the electro magnetic flow being affected by morphology, weather etc.
Driven by his interest in self-made aerials, Contini developed the work Foreign Body – Antena: an intervention that will be hosted by microgallery, a hybrid Italian-Albanian art project based in Tirana. The project Foreign Body – Antena, microexhibition is answering and at the same time challenging the microgallery “statute”, by connecting this small and intimate space to the vast realm of the real. But Antena will subvert the aerial device too, by turning this tool, conceived to passively receive signals from some invisible elsewhere up there on the air, into a hearty, field-feeler and relational medium.
This project was made possible by nctm e l’arte: Artists-in-residence
More information about the artist www.leonecontini.wordpress.com
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: